Bota
Tragjedia në Izrael, dhjetëra të vdekur që morën pjesë në një rit fetar
Zyrtarët e urgjencës thanë se 103 persona janë të plagosur, 38 prej tyre paraqiten në gjendje kritike
Të paktën 44 persona kanë vdekur, pas një përplasjeje që ndodhi gjatë një festivali fetar në veri-lindje të Izraelit.
Shërbimi kombëtar i emergjencave Magen David Adom (MDA) tha se dhjetëra të tjerë ishin plagosur në festivalin Lag B’Omer, rrëzë malit Meron.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi këtë ngjarje si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.
Ka pasur raporte kontradiktore për atë që shkaktoi tragjedinë. Duke cituar policinë, gazeta Haaretz raportoi se incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën në shkallët.
Raportet e tjerë thonë se gjatë tubimit është shembur një strkturë ku qëndronin njerëzit.
Zyrtarët e urgjencës thanë se 103 persona janë të plagosur, ku 38 prej tyre paraqiten në gjendje kritike.
Mediat e huaja raportojnë se dhjetëra-mijëra persona morën pjesë në këtë festival, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa dhjetëra-mijëra hebrenj ultra-ortodoksë u mblodhën në varrin Galile të urtarit të shekullit të 2-të, Rabbi Shim Bar Yochai, për përkujtimet vjetore të Lag B’Omer që përfshijnë lutje gjithë natën, këngë mistike dhe valle.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













