Uncategorized
Gjergjaj i motivuar për fitore
“Jam i motivuar për të fituar. Ky është një meç shumë i rëndësishëm dhe dua të fitojë”, ka thënë Arnold Gjergjaj
Duke u stërvitur pranë tre flamujve, Arnold Gjergjaj ka vetëm një synim të fitojë. Boksieri shqiptar do të ballafaqohet me David Haye më 21 maj në meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan albinfo.ch.
Arnold Gjergjaj “The Cobra” më 21 maj do ta këtë meçin më të madh të jetës së tij. Në arenën O2 të Londrës boksierin gjakovar e pret ish-kampioni i botës në boks, David Haye. Menaxheri dhe trajneri Angelo Gallina thotë se në këtë duel ata shkojnë në Londër me bindjen për fitore.
Gazeta Blick ka vizituar Gjergjajn gjatë ushtrimeve të tij të fundit. Për t’i shikuar për së afërmi ushtrimet e Gjergjajt dhe për t’ i dhënë mbështetje para nisjes për në Londër ishin mbledhur rreth 400 veta, njofton albinfo.ch.
Boksieri kosovaro-zviceran nga 29 ndeshjet e zhvilluara ka 29 fitore. “Unë ndihem shumë i fortë dhe i motivuar për meçin e datës 21 maj. E di që më pret një “luftë” e madhe si për mua, ashtu edhe për shikuesit, por unë jam i përgatitur dhe i motivuar për këtë”, thotë Gjergjaj në kronikën e “blick.ch”. Gjergjaj thotë se është i bindur se ai do të këtë përkrahjen e mijërave fansave të tij që do të janë në sallë për t’ i dhënë përkrahje.
Ndërsa trajneri dhe menaxheri i Gjergjajt, derisa flet për përgatitjet e boksierit 31-vjeçar, shprehet: “Është shumë e qartë. Ne shkojmë atje për të fituar, nuk kemi opsion tjetër”, thotë Gallina.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











