Lajme
Trajtimi i pacientëve me COVID-19, u kushtoi spitaleve universitare 356 milionë CHF
Luftimi i pandemisë Covid-19, përpos një sfidë në vete për mantelbardhët por edhe institucionet përkatëse, spitaleve universitare ju kushtoi mjaft shumë
Pandemia Covid-19 deri tani, u ka kushtuar pesë spitalet universitare të Bazelit, Bernës, Gjenevës, Lozanës dhe Cyrihut 356 milionë CHF.
Sipas Uwe Jocham, Presidenti i spitalit universitar “Insel Spital” Bern, shpenzimet e spitaleve universitare në Bazel, Bernë, Gjenevë, Lozanë dhe Cyrih nuk janë mbuluar në fushën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Kantone të ndryshme tani kanë rënë dakord të bashkëfinancojnë të paktën një pjesë të kostos. Jocham gjithashtu iu referua rishikimit të ardhshëm të urdhëresës së sigurimit shëndetësor, raporton srf.ch, përcjell albinfo.ch.
Spitalet universitare janë gjithashtu shtylla kurrizore në peizazhin shëndetësor të rajoneve të tyre dhe bëjnë punë thelbësore për kërkime dhe zhvillim. Në këtë kontekst, Jocham theksoi rëndësinë e spitaleve universitare për studime klinike në shkallë të gjerë dhe për transferimin e njohurive në praktikë.
Pesë përfaqësuesit e spitaleve universitare zvicerane theksuan njëzëri se Zvicra kishte një sistem shëndetësor shembullor dhe për këtë arsye u arrit që rastet pozitive me koronavirus të menaxhohen mirë.
Jocham thotë se në njësitë e kujdesit intensiv zakonisht janë në dispozicion 240 shtretër. Por gjatë kësaj periudhe, këto reparte mund të kishin në dispozicion 549, më shumë se dyfishi i zakonshëm i shtretërve.
Kapaciteti prej 240 shtretërve ishte arritur tashmë në javën e pestë. Dhe nëse Zvicra nuk do të kishte shtretër shtesë, nuk do të arrinte të zotëronte aq mirë situatën.
Koordinimi, komunikimi i mirë dhe i ngushtë në të gjitha nivelet ishte i rëndësishëm për Spitalin Universitar të Bazelit, thotë drejtori i këtij spitali Werner Kübler. Ai kujtoi se vendimet ishin marrë në klinikën universitare në Bazel në orët e para të pasdites, të cilat u konfirmuan menjëherë nga kantoni dhe qeveria federale, në mënyrë që gjithçka të ishte e qartë në mbrëmjen e hershme.
Drejtoresha e infermierisë në Spitalin Universitar në Cyrih, Katja Bruni tregon se ishte planifikuar që të ngrihet një repart urgjence në një palestër aty pranë në Cyrih në një kohë shumë të shkurtër, në rast nevoje, për të lehtësuar Ticinon, kanton i cili u godit rëndë nga koronavirusi. Por që për fat të mirë, një gjë e tillë nuk ishte i nevojshëm.
Pesë drejtuesit e spitaleve universitare paralajmëruan të mërkurën se kanë mirëpritur vendimin që i detyron qytetarët të vendosin maska në transportin publik.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













