Kosova
Presioni mbi pjesëtarët serbë të FSK-së, i papranueshëm
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve pakicë, kryesisht ata serbë, por edhe boshnjakë, vazhdojnë të kenë presione nga autoritetet e Serbisë për shkak të përfshirjes së tyre në këtë forcë.
Sikur edhe në vitin e kaluar, edhe sivjet janë shënuar raste, në të cilat pjesëtarët e FSK-së, që kanë kaluar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nga organet serbe.
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes thanë për Radion Evropa e Lirë se ky presion është duke vazhduar, duke i cilësuar si të papranueshme sjelljet e tilla të autoriteteve serbe, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se Serbia po vazhdon të bëjë presion mbi pjesëtarët e komuniteteve pakicë që janë pjesë e FSK-së dhe nuk po lejon, sidomos qytetarët serbë, të përcaktohen për punën dhe jetën e tyre.
“Fatkeqësisht, duhet ta pranojnë se qëndrimi i Serbisë nuk ka ndryshuar fare karshi pjesëtarëve të FSK-së. Është qëndrimi i njëjtë. Ajo, sa herë i vjen në shteg, i merr në pyetje pjesëtarët e FSK-së dhe u bën presion atyre për shkak të pranisë dhe aktivitetit të tyre në FSK”, tha Shala.
Javën e kaluar, dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, ishin ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinë, ku ishin marrë në pyetje, përkatësisht ishin ndaluar për një bisedë informative.
Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia për pjesëtarët e komuniteteve serbe e të tjera, janë të dëmshme dhe shumë neveritëse.
“Kjo është për keqardhje. Unë nuk gjej ndonjë fjalë të them, po ky është një racizëm, një politikë, e cila është vazhdimësi e politikës së vjetër ‘millosheviqiane’. Kjo është për keqardhje jo vetëm për Kosovën, por në përgjithësi për kohën moderne ku po jetojmë”, theksoi Kastrati.
Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sipas autoriteteve në Prishtinë, kanë braktisur radhët e kësaj Force pas trysnive të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












