E-Diaspora
Tre shqiptarë dalin para gjyqit në Shtutgart
Ata akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh, për sulmet e provokuara, falsifikim dhe shkelje të drejtës së banimit
Dy burra, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria kanë dalë Gjykatës së Qarkut të Shtutgartit për disa vjedhje. Por, ata kishin bërë edhe disa vepra tjera penale, shkruan ‘stuttgarter-zeitung.de’.
Rainer Gless është kryetar i trupit gjykues ndaj shqiptarëve që kanë kryer një sërë vjedhjesh, për sulmet e provokuara, falsifikim dhe shkelje të drejtës së banimit, përcjell albinfo.ch.
Të dy të pandehurit kishin strategji të ndryshme kur dolën para gjykatës. Njëri 24-vjeçar qeshte në mënyrë ironike, kurse tjetri vendosi të ndjek rrugën e heshtjes.
Shtetasi kosovar ka pranuar se në maj të vitit 2015 se ka përdorur identitetin grek në një gazetë, derisa kishte hapur edhe një llogari rrjedhëse. Ai gjithashtu ka pranuar se së bashku me një shok, kishin kryer një vjedhje më 9 mars 2016, me një shok të tij, derisa jetojnë në mënyrë të paligjshme në Gjermani.
Ata kishin kryer rreth 20 vjedhje në mes të muajit 2015 dhe shkurtit të vitit 2016. Ata kishin vjedhur telefona mobil, stoli me vlerë, dhjetëra mijëra euro, ari, dhe një shumë të madhe të të hollave të tjera.
Ai ishte rritur në Kosovë. Gjatë pyetjes ai tregoi se kishte ikur nga Kosova në vitin 1998, derisa babai i tij ishte plagosur gjatë luftës. “Kur përfundoi lufta, ne jemi kthyer në Kosovë”. Babai i tij është polic, kurse nëna amvise.
Më pas tregohet historia e familjes së tij. Ende mbetet e paqartë se pse ai sulmoi shokun me kaçavidë. Ai e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe nga frika e ka plagosur disa ditë më vonë.
Të pandehurit përballen me një dënim prej tre deri në gjashtë vjet burg. Procesi vazhdon më 25 tetor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












