Lajme

Tre persona humbin jetën nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Shkup

Tre perosna kanë ndërruar jetë sot gjatë një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ekipet mjekësore si dhe kompanitë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e autostradës”.

“Si pasojë e aksidentit, ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave. Njësitë policore dhe institucionet e tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin”, tha Mehmeti, përcjell Albinfo.ch.