Tre zviceranë dyshohen për pjesëmarrje në zhvillimin e armëve atomike!
Friedrich Tinner me të bijtë Urs dhe Marco, dyshohen të kenë qenë pjesë e projekteve të ndryshme të zhvillimit të armëve atomike
Tre pjesëtarë të familjes zvicerane Tinner, inxhinierët babai Friedrich me të bijtë Urs dhe Marco, dyshohen të kenë qenë pjesë e projekteve të ndryshme të zhvillimit të armëve atomike. Këtë veprim ua ngarkon atyre Gjyqi i Hetuesisë në një raport në të cilin kërkon nga Prokuroria Federale që të ngrejë padi kundër tre Tinnerëve.
Sipas pohimeve të gjykatës në fjalë, tre të apostrofuarit kanë furnizuar, veç tjerash, edhe diktatorin libian Gadafin, me pjesë për konstruktimin e bombës atomike. Njëkohësisht thuhet që ata të kenë bashkëpunuar edhe me CIA-n, njofton Tages Anzeiger dhe po ashtu edhe me konstruktuesin pakistanez të armës atomike, Abdul Khann.
Gykatësi hetues ka drejtuar akuza të rënda edhe kundër Qeverisë së Zvicrës, e cila, sipas tij, “ka ndërhyrë në mënyrë të vrazhdë në punën e drejtësisë, duke bërë që të shkatërrohej pothuaj i gjithë dokumentacioni”. Këtë akuzë ai e bazon në të dhënën se qeveria, në vitin 2007, sipas tij, kishte shkatërruar dokumentacion të ndjeshëm, ku, veç tjerash bënin pjesë edhe plane për konstruktimin e armëve atomike.
Tash, i mbetet Prokurorisë Federale të vendosë nëse do të padisë Tinnerët ose jo.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












