Maqedonia
Tregti me fëmijë, për 1600 euro bleu vajzën 15-vjeçare!
Ngritet aktakuzë në Gjykatën Penale në Shkup
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Penale në Shkup të Maqedonisë Veriore ka parashtruar aktakuzë kundër një personi, për veprën e kryer penale-tregti me fëmijë, ndërkaq në Këshillin për Fëmijë pranë Gjykatës Penale në Shkup është parashtruar propozimi për zbatim të sanksionit ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin mbi 16 vjeç për të njëjtën vepër, përcjell albinfo.ch.
Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot bëri të ditur se i akuzuari në prill të këtij viti me qëllim që të martohet ka blerë viktimën 15-vjeçare për 1.600 euro, edhe pse e ka ditur moshën e vajzës. Në komunikatë sqarohet se i mituri e ka nxitur të afërmen 15-vjeçare në martesë të dakorduar, me mashtrim e ka marrë dhe e ka dërguar në vendin e dakorduar. I dyshuari ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorur forcën fizike dhe dhunën psikologjike në tentim për abuzim seksual, e ka marrë me vete vajzën, e cila ka rezistuar. E dëmtuara ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të përshtatshëm ka ikur dhe është drejtuar për te prindërit e saj. Prokurori kompetent publik, së bashku me aktakuzën në gjykatë ka parashtruar edhe propozimin për vazhdim të masës së caktuar paraprakisht, paraburgim për të akuzuarin.
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion









