Lajme
Trembëdhjetë të vdekur pas shembjes së çatisë së një stacioni të trenit në Serbi
Një çati prej betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në qytetin verior serb të Novi Sadit u shemb të premten, duke lënë pas vetes 13 të vdekur.
Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, tha se të paktën katër persona të tjerë u shtruan në spital me plagë të rënda, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga rrënojat dy të gjallë.
Ambulancat dhe ekipet e tjera të urgjencës u dërguan në stacionin në qendër të qytetit dhe buldozerët po largonin rrënojat në kërkim të të mbijetuarve. Rreth 80 ekipe shpëtimi ishin në vendngjarje ndërsa makineritë e rënda hoqën pjesë të mëdha të rrënojave.
Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë shfaqën njerëz që hynin e dilnin nda ndërtesa dhe uleshin në stola në një ditë me diell përpara se çatia prej betoni u rrëzua papritmas mbi ta. Objekti është rinovuar së fundmi.
Kryeministri serb Milosh Vuçeviç tha se kjo është “një e premte e zezë për ne, për gjithë Serbinë”.
Ai tha se çatia ishte ngritur në vitin 1964 dhe një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë ndodhi dhe kush është përgjegjës për tragjedinë.
Kompania shtetërore hekurudhore e Serbisë tha se çatia e rrëzuar nuk ishte pjesë e rindërtimit të kryer së fundmi në ndërtesën e stacionit.
Autoritetet e shpallën të shtunën ditë zie./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it 350 biznese tashmë pranojnë pagesa me kriptomonedhë... -
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15%











