Lajme
Tremben investitorët, ikin nga Brezovica
Nga gara për privatizimin e kompleksit turistik Brezovica, u larguan tri kompani të huaja, duke mos shpreh interesim të mëtutjeshëm për investim
Kriza politike në Kosovë është duke u reflektuar dukshëm edhe në aspektin ekonomik, madje ky përkeqësim i klimës ekonomike është vërejtur hiq më larg se dje, kur nga gara për privatizimin e kompleksit turistik Brezovica, ikën tri kompani të huaja, duke mos shpreh interesim të mëtutjeshëm për investime.
Të hënën ka qenë afati i fundit për dorëzimin e ofertave/propozimeve, por këtë e ka bërë vetëm konsorciumi, i cili përbëhet nga kompanitë “PGI Management & MDP Consulting” dhe një partner lokal.
Ndërsa tri kompani të tjera “MK Group” nga Serbia, “ATC Invesments” konsorcium ky austro-amerikan, konsorciumi bullgaro-austriak i përbërë nga kompanitë “Rilla Investments”, “Ski Resort”, “Eco Sign Evropa” dhe “Ballkan GCE”, nuk i kanë dorëzuar fare ofertat edhe pse ishin në garën para kualifikuese.
Arsyen e largimit nga gara e ka treguar vetëm konsorciumi bullgaro-austriak i përbërë nga kompanitë “Rilla Investments”, “Ski Resort”, “Eco Sign Evropa” dhe “Ballkan GCE”.
Lulzim Demolli është këshilltar i ministrit në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë (MTI). Ai tha se dy kompanitë e tjera, deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë arsye për mos aplikim.
“Ka qenë vetëm njëra nga kompanitë që ka njoftuar se do të tërhiqet nga gara në mungesë të përkrahjes financiare nga kompania e parakualifikuar brenda konsorciumit të tyre”, ka thënë Demolli raporton “Zëri”.
Kompania serbe “MK Group” nuk ka shprehur interesim për të investuar në Brezovicë.
Kjo kompani që është pronë e magnatit serb, Miodrag Kostiq, është tërhequr nga gara dhe nuk ka dorëzuar fare ofertë në MTI për këtë projekt. Për vazhdimin e këtij projekti pritet të vendosë Komisioni Ndërministror i këtij projekti, pasi tashmë është vetëm një ofertë dhe ka mungesë të konkurrencës.
Lulzim Demolli edhe për këtë situatë ka thënë se afati maksimal ligjor i shqyrtimit të ofertës /propozimit për Projektin Zhvillimor të Qendrës Turistike të Brezovicës (PZHQTB), ka qenë 180 ditë. “Tani nuk dimë se sa do të zgjasë shqyrtimi i vetëm një oferte”, ka thënë ai.
Ndryshe, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë dy ditë më parë se ngritja e çmimit të energjisë krahas situatës jostabile të ekonomisë, do të bëjë që bizneset të largohen nga Kosova. Ai tha se nuk duhet që qytetarët e Kosovës dhe komuniteti i biznesit të jetë ai që duhet të paguajë gjithmonë si pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit.
“Jemi të vetëdijshëm se efektet e një ngritjeje të tillë kanë një multi-dimensonalitet dhe nuk na habit fakti që shumë biznese janë në tkurrje. Po ashtu, shumë biznese janë në mbyllje dhe shumë biznese janë në hulumtime të alternativave për të bartur prodhimin në vendet e tjera të rajonit edhe për shumë arsye të tjera”, deklaroi Gërxhaliu.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












