Lajme

Treni me shpejtësi të lartë Paris-Berlin, i mundshëm vitin e ardhshëm

Shefi i Ndërmarrjes Hekurudhore Shtetërore të Francës (SNCF), Jean-Pierre Farandou, tha se ata shpresonin të ofronin një udhëtim në ditë midis kryeqyteteve franceze dhe gjermane në dhjetor të vitit 2023.

Disa vjet më parë, shefat nuk mendonin se udhëtarët do të ishin të gatshëm të bënin një udhëtim hekurudhor që zgjat deri në shtatë orë – por kjo po ndryshonte, tha ai.

“Së bashku me kolegët tanë gjermanë do të shfrytëzojmë një shans dhe do të lansojmë këtë tren”, tha Farandou.

SNCF-ja po ashtu dhe Deutsche Bahn ofrojnë shërbime të trenave me shpejtësi të lartë midis Parisit dhe Frankfurtit, por për momentin duhet të ndërroni trenat për të shkuar në Berlin.

Udhëtimi përmes hekurudhës me shpejtësi të lartë rezulton në mënyrë të konsiderueshme në më pak emetime se sa me ajër.

“Duke pasur parasysh sfidat kryesore të ndryshimeve klimatike, hekurudhat duhet të luajnë një rol më të fortë në transportin brenda-evropian. Me lidhjen e re me shpejtësi të lartë Berlin-Paris, një tjetër alternativë tërheqëse për fluturimin është në rrugë e sipër”, tha ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing.

Operatorët hekurudhorë po ringjallin gjithashtu trenat e natës për të shtyrë udhëtarët që kërkojnë të reduktojnë gjurmët e karbonit të udhëtimit të tyre në distanca të gjata.

Vitin e ardhshëm pritet të rifillojë edhe shërbimi i natës Paris-Berlin.