Lajme
Tri vjet i vdekur në banesë, e zbulojnë pëllumbat!
Muzika nga radioja ka ngjallur dyshimet. Ajo është ndezur nga pëllumbat që kishin hyrë përmes dritares së hapur
Në një banesë në Strasburg (Francë) është gjetur kufoma e një të moshuari i cili kishte vdekur rreth tre vjet më parë. Kufoma e tij, siç njofton prokuroria shtetërore e Strasburgut, është gjetur në vikendin e kaluar nga zjarrfikësit.
Mbetet e paqartë se si ka mundur të mos binte në sy mungesa e një personi për një kohë kaq të gjatë! Por ajo që dihet, është se pagesën e qirasë dhe të energjisë elektrike, personi e kishte rregulluar që t`i bëhej në mënyrë direkte nga banka, shkruan swissinfo.ch.
Mënyra se si ishte zbuluar kufoma, ishte fare aksidentale. Një fqinje kishte dëgjuar se nga banesa e plakut prej disa ditësh dëgjohej radioja dhe në fund kishte vendosur të njoftonte policinë. Sipas policisë, radioja ka mundësi të jetë ndezur nga pëllumbat që kishin hyrë në dhomë përmes dritareve të hapura.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











