Lajme
Trump merr miliona vota më shumë se rivalja e tij Harris
Ndryshe nga sondazhet që tregojnë Harrisin përpara në numrin e përgjithshëm të votave në SHBA, Trump arriti të fitojë kundër rivales së tij në 27 nga 50 shtete.
Republikani Donald Trump, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, mori rreth 5 milionë vota më shumë se rivalja e tij, kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike, Kamala Harris, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave jozyrtare të publikuara nga Associated Press (AP), rezultatet janë shpallur në 45 nga 50 shtete, ndërsa Trump ka marrë rreth 71 milionë vota.
Ndërkohë, numri i votave të marra nga rivalja e tij Harris, ka mbetur në rreth 66,1 milionë vota.
Ndryshe nga sondazhet që tregojnë Harrisin përpara në numrin e përgjithshëm të votave në SHBA, Trump arriti të fitojë kundër rivales së tij në 27 nga 50 shtete. Harris fitoi zgjedhjet në 18 shtete, si dhe në rajonin e Washington DC.
Siç raportohet, norma e votave që Trump ka marrë është 51 për qind.
Donald Trump është fitues i garës në “shtetet luhatëse” North Carolina, Georgia, Penssylvania, Wisconsin; gjithashtu në Indiana, Kentucky, West Virginia, Florida, Tennessee, South Carolina, Oklahoma, Mississippi, Alabama, Arkansas, North Dakota, South Dakota, Wyoming, Nebraska, Louisiana, Ohio, Texas, Missouri, Utah, Montana, Kansas, Iowa dhe Idaho.
Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, votuesit votojnë kryesisht për delegatët e partisë që ata mbështesin.
Në këtë sistem të quajtur “Kolegji Zgjedhor”, përcaktohen gjithsej 538 delegatë, të shpërndarë me pesha të ndryshme për çdo shtet.
Kandidati që arrin më shumë se gjysmën e këtij numri, pra 270 delegatë, fiton të drejtën të bëhet president.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











