Lajme
Trump: NATO të bëjë më shumë në Lindjen e Afërt
Rritja e tensioneve me Iranin dhe e rrezikut për sigurinë në Lindjen e Afërt kanë bërë që presidenti Trump të kërkojë nga NATO më shumë angazhim në Gjirin Persik. Partnerët transatlantikë kanë reaguar me diplomaci, shkruan DW.
Presidenti amerikan, Donald Trump pret nga NATO, që të angazhohet më shumë në Lindjen e Afërt. Këtë Trump e bëri të qartë në një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur, se Trump në bisedë ka theksuar vlerën e NATO-s dhe rolin e saj në ndalimin e konflikteve e ruajtjen e paqes në rajon. Jens Stoltenberg është treguar i hapur, sipas të dhënave nga Brukseli. “Ata kanë rënë dakord që NATO mund të kontribuojë më shumë në stabilitetin rajonal dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”, bëri të ditur aleanca në Bruksel. Të dy do të mbeten në kontakt për këtë çështje.
Maas: Ekziston ndërkohë një angazhim i madh ndërkombëtar
Kurse ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas reagoi më i përmbajtur. Në televizionin gjerman ARD, ai tha, se “NATO është ndërkohë në Irak me një mandat të sajin.” Kësaj i shtohet mandati i koalicionit ndërkombëtar kundër milicëve terroristë të “Shtetit Islamik”, IS. Pra ekziston ndërkohë një angazhim i madh ndërkombëtar, ka thënë Maas.
Pas vrasjes së qëllimshme të gjeneralit të njohur iranian, Khasem Soleimani nga një dron amerikan në kryeqytetin e Irakut, Bagdad të premten e kaluar, tensionet në rajon janë shtuar. NATO dhe Bundeswehri gjerman venosën të ndërpresin misionin e trajnimit në Irak dhe të zhvendosin trupat në pjesë të tjera të Irakut.
Irani u kundërpërgjigj me një sulm me raketa ndaj dy bazave ushtarake amerikane të mërkurën. Në këtë sulm nuk pati viktima amerikane. Në një fjalim të tij të mërkurën presidenti amerikan, Donald Trump e kërcënoi qeverinë në Teheran me sanksione të reja, por jo me sulme të tjera ushtarake. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas sheh në reagimin e presidentit Trump një shans për të forcuar diplomacinë. “Duket se edhe në Shtetet e Bashkuara tani duan të flasin, se si do të veprohet më tej me Iranin”, tha Maas, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?