Lajme
Trump para Gjykatës Federale
Donald Trump ka mbërritur në një gjykatë federale në Miami, Florida, për t’u përballur me akuzat historike për keqpërdorimin e dosjeve sekrete të SHBA-së.
Trump është presidenti i parë i SHBA-së, nëse bëhet fjalë për një president aktual apo ish-president, që përballet me të tilla akuza.
Kjo është hera e dytë që Trump paraqitet në gjykatë këtë vit, por çështja që do të diskutohet këtë të martë është më serioze, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Turma të vogla të mbështetësve të Trump ishin jashtë gjykatës Wilkie D Ferguson Jr në qendër të Miamit.
Trump, 76 vjeç, u shoqërua nga një autokolonë. Me të mbërritur në kompleksin e gjykatës, kortezhi i automjeteve u fut në një garazh nëntokësor.
Ai u arrestua së bashku me një ndihmës të ngushtë, Walt Nauta, i cili akuzohet për gjashtë akuza penale në lidhje me keqpërdorimin e dyshuar të dokumenteve të sigurisë kombëtare.
Gjatë udhëtimit për në gjykatë, disa statuse u postuan në llogarinë e Trump në platformën e tij sociale, Truth ku ndër të tjera shkruhej: “Një nga ditët më të trishta në historinë e vendit tonë. Ne jemi një komb në rënie!”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












