Kosova
Trump: Rreth 640 ushtarë amerikanë mbeten në kuadër të KFOR-it
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe kryesuesit të përkohshëm të Senatit, Chuck Grassley, presidenti i njoftoi ata vendosjen e trupave amerikane gjithandej nëpër botë, përfshirë edhe Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’u kontribuojnë forcave të KFOR-it, të udhëhequra nga NATO-ja në bashkëpunim me autoritetet vendase, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare për të penguar ripërtëritjen e armiqësive në Kosovë. Afërisht 640 pjesëtarë të ushtrisë amerikane shërbejnë në kuadër të 4 mijë trupave të KFOR-it”, thuhet në letrën e presidentit Trump.
Në muajin mars, senatori amerikan, David Perdue, nxiti debate në Kosovë me nje deklaratë, në të cilën thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë, një qëndrim që u mbështet nga i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i biri i presidentit Trump.
Një debat i tillë ishte pjesë e trysnisë amerikane ndaj qeverisë së Kosoëvs për të hequr pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë, të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.
Postimi i senatorit Perdue ngjalli reagime e shqetësime në Kosovë, ku prania amerikane dhe përfshirja në proceset politike vlerësohen të pazëvendësueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














