Kosova
Trump, Rutte dhe Erdogan përmendën Kosovën në Samitin e NATO-s
Si u bë Kosova “pjesë” e Samitit të NATO-s në Hagë duke u përmendur nga Trump, Rutte dhe Erdogan në konferenca për media
Deklarata të bërë gjatë një konference për media në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë si shembull të konflikteve që, sipas tij, janë zgjidhur gjatë mandatit të tij.
Kjo është hera e tretë brenda pak ditës që Trump përmend çështjen e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
I pyetur rreth situatës në Ukrainë dhe rrezikut të ambicieve territoriale të presidentit rus Vladimir Putin përtej këtij vendi, Trump u shpreh se “është e mundur” që Rusia të ketë synime të tjera, por shtoi se disa nga konfliktet më të mëdha ndërkombëtare janë tashmë “nën kontroll” falë ndërhyrjes së tij.
“Në javët e fundit ne u kujdesëm për Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë, Kongo po vjen, Rwanda po vjen. Kjo ishte një luftë e madhe… kokë të prera në të gjithë Afrikën. Askush nuk ka bërë kurrë diçka të ngjashme,” u shpreh Trump me ton triumfalist.
Ai shtoi se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndër ato që “është sjellë në një përfundim”, duke iu referuar rolit të administratës së tij në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi gjatë viteve të mëparshme.
“Njëjtë edhe me Kosovën e Serbinë, kanë luftuar për vite, dhe siç e dini, e sollëm edhe atë në një përfundim,” theksoi Trump.
Kosova u përmend edhe nga sekretari i NATO-s, Mark Rutte, i cili ka ka folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.
I pyetur nga një gazetar për mospërmendjen e Ballkanit Perëndimor në deklaratën e Samitit, Rutte ka thënë se NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes trupave të saj në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.
Rutte ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnje e Hercegovinë.
“E kam vizituar rajonin, kam pasur bisedime me liderët në Bosnje dhe Kosovën. Jemi shumë të involvuar si NATO, si BE gjithashtu është shumë e involvuar. Koordinohemi ngushtë me Kaja Kallas dhe Ursula Von Der Leyen”, ka thënë Rutte.
“Ne vazhdojmë të jemi aty, asgjë s’ka ndryshuar”, ka shtuar tutje Sekretari i NATO-s.
Edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk në vend.
Erdogani tha se pjesëtarët e KFOR-it turk janë në rajonin e Ballkanit Perëndimor “për paqe dhe qetësi”, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, shpreson të mos ketë ndonjë problem.
“Siç e dini, KFOR-i turk është në rajon. Pse është në rajon? Për paqe, për qetësi, dhe përderisa ne jemi atje, dhashtë Zoti të mos kemi probleme atje”, deklaroi Erdogani në konferencën me media pas samitit të NATO-s në Hagë, teksa u pyet për situatën në veri të vendit nga një gazetar i Kosovës.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit














