Bota
Trump do të anulojë Lotarinë Amerikane
“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht"
Presidenti amerikan Donald Trump i është rikthyer çështjes së lotarisë amerikane, duke përsëritur qëndrimin e tij për anulimin e programit. Këtë e ka bërë në një fjalim të mbajtur këtë të premte (sot).
“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha Donald Trump.
Edhe pse fjalimi ishte lajmëruar për njoftimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta para se t’i përmendte ato, shkruan tch.
Sipas Trumpit bëhet fjalë për sanksionet më të rënda të vendosura ndonjëherë kundër një vendi.
Masat shënjestrojnë më shumë se 50 kompani të transportit detar në Korenë e Veriut, por gjithashtu edhe në Kinë dhe Tajvan. “Shpresoj që ky hap do të sjellë gjëra pozitive”, ishin fjalët e presidentit amerikan.
I pari i Uashtingtonit mbrojti gjithashtu planin e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës.
“Një mësues do ta kishte vrarë në vend agresorin, para se ai ta dinte se çfarë po ndodhte”, tha Trump. Më herët, presidenti kritikoi policin e armatosur, i cili qëndroi jashtë shkollës në Parkland gjatë të shtënave me armë. Sipas tij, efektivi tashmë i dorëhequr kishte bërë një punë shumë të keqe.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale