Lajme
Trump thotë se do ta marrim Grenlandën, nuk e përjashton forcën ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk e ka anashkaluar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Grenlandën.
“Ne do ta marrim Grenlandën. Po, 100 për qind. Ka një mundësi të mirë që mund të bëhet pa forcë ushtarake”, tha ai për NBC, duke shtuar se “nuk heq asgjë nga tavolina”, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, të premten, qeveria e Grenlandës njoftoi një marrëveshje për një koalicion midis Demokratëve të Grenlandës dhe partive të tjera.
Komentet e presidentit amerikan vijnë pas një jave tensionesh diplomatike midis SHBA-së dhe Danimarkës, dhe pas vizitës së zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance, në Grenlandë.
Teksa ka folur nga baza hapësinore e SHBA-së, Pituffik, në bregun verilindor të Grenlandës, të premten, Vance tha se ndërhyrja ushtarake nuk do të ishte e nevojshme nëse grenlandezët vendosin të shkëputen nga Kopenhaga dhe të “përfundojnë një marrëveshje” me Washingtonin. Vance gjithashtu kritikoi Danimarkën, duke thënë se nuk kishte bërë një punë të mirë për popullin e Grenlandës. Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, u përgjigj duke publikuar një video ku e dënoi udhëtimin e nënpresidentit amerikan si mungesë respekti dhe duke kritikuar “tonin” e tij.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se do të vizitojë ishullin në ditët në vijim për të forcuar bashkëpunimin midis Grenlandës dhe Danimarkës
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër











