Lajme
Trumpi shpall fitoren
Kandidati republikan për president i SHBA-së, Donald Trump, ka folur para mbështetësve të tij në Palm Beach, Florida, derisa atij i duhen edhe tri vota elektorale për t’u zgjedhur president, përcjell albinfo.ch.
Ai ka dalë para turmës bashkë me stafin dhe kandidatin republikan për zëvendëspresident.
Ai e ka përshkruar si “fitore politike” dhe ka falënderuar mbështetësit që e kanë zgjedhur si presidentin e 47-të.
“Ne do ta ndihmojmë vendin tonë të shërohet. Do të luftoj për familjen tuaja, për të ardhmen, çdo ditë do të luftoj me çdo frymë timen”, ka thënë ai, duke shtuar se partia e tij ka bërë historinë.
Trump ka thënë më tej se kjo do të jetë “epoka e artë” për Amerikën.
“Kjo është një fitore madhështore për amerikanët, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”, ka theksuar ai.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre









