Lajme
Trumpi zyrtarisht zgjidhet president i SHBA-së
Ai ka tejkaluar shifrën e 270 votave elektorale
Donald Trump është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka tejkaluar shifrën e 270 votave elektorale, duke shënuar rikthim të jashtëzakonshëm në politikë.
Me një diferencë të madhe e ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris. Trump do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së.
Ashtu si në Pensilvani, kandidatja demokrate Kamala Harris nuk arriti të merrte më shumë vota se Trumpi në shtetin verior të Wisconsinit.
Edhe para se të shpalleshin rezultatet e zgjedhjeve nga transmetuesit, Trump mbajti një fjalim para mbështetësve të tij në West Palm Beach, Florida, gjatë të cilit u shpall fitues.
“Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm që u zgjodh presidenti i 47-të”, tha Trump. “Ne bëmë histori”. Trump njoftoi se donte të “shëronte” vendin thellësisht të ndarë dhe të krijonte një “kthim” për vendin.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












