Lajme

Trupi i Alexei Navalnyt i dorëzohet nënës së tij

Zëdhënësja e familjes së Navalnyt, Kira Yarmish, ka thënë se trupi i Alexei Navalnyt i është dorëzuar nënës së tij.

“Trupi i Alexeit iu dha nënës së tij. Faleminderit shumë të gjithëve që e kërkuan këtë me ne”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetin social “Twitter”, transmeton albinfo.ch.

Navalny, kundërshtari politik më i njohur i presidentit rus, Vladimir Putin, vdiq në burg më 16 shkurt, dhe nëna e tij Lyudimila Navalnaya, ka kërkuar prej ditësh nga autoritetet ruse që t’ia dorëzojnë trupin e tij.

Ndryshe, familja e Navalnyt dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar presidentin rus për vrasjen e tij – një akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar.