Integrimi
T`u ofrohen shanse shkollimi profesional të rinjve “pa letra”
Në prag të vitit të ardhshëm shkollor, EKM kërkon nga kantonet që t`i trajtojnë në mënyrë më të hapur rastet e të rinjve pa letra dhe të familjeve të tyre
Të rinjtë “Sans-Papiers” (pa letra ose ilegalë) në Zvicër vazhdojnë të mos kenë qasje në shkollimin profesional ose mësimin e zanateve. Një ndryshim i rregullores i bërë më 1 shkurt 2013 i cili do të duhej t`ua mundësonte këtyre të rinjve ndjekjen e zanatit, nuk ka treguar efektin e pritur. Për këtë arsye në afat më të gjatë kërkohen zgjidhje të reja, thuhet në një komunikatë të EKM (Komisioni Federal për Migracion).
Në prag të vitit të ardhshëm shkollor, EKM kërkon nga kantonet që t`i trajtojnë në mënyrë më të hapur rastet e të rinjve pa letra dhe të familjeve të tyre.
Të rinjtë Sans-Papiers pa pasur leje speciale nuk kanë të drejtë të ndjekin mësimet në gjimnaz ose të studiojnë ndërsa po ashtu nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë as në mësimin e zanatit. Që të mund të lidhin një kontratë për zanat atyre u kërkohet një leje pune dhe me këtë edhe një leje qëndrimi në Zvicër. Nga 1 shkurti i vitit 2013 është krijuar mundësia që këta të rinj të fitojnë një të drejtë të afatizuar të qëndrimit gjatë kohës së ndjekjes së mësimit për zanat. Sipas vlerësimit të ekspertëve, nga kjo mundësi do të mund të përfitonin në mes 200 dhe 400 të rinj në vit. Mirëpo në fakt, që nga hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje të re, në Zyrën Federale për Migracion kanë ardhur vetëm dy kërkesa të të rinjve pa letra.
Kjo mospërputhje shpjegohet, sipas EKM-së me faktin se pragu që e ka caktuar rregullorja e re është shumë i lartë për të rinjtë pa letra. Është veçanërisht i madh rreziku për dëbim të cilit i nënshtrohen familjet në rastet kur këta persona e bëjnë publik identitetin e tyre.
EKM është e bindur se nevojitet një zgjidhje e re për të mundësuar në mënyrë të mirëfilltë qasjen e këtyre të rinjve në shkollimin profesional, sidomos për faktin se jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Për këtë arsye EKM kërkon nga kantonet të ndihmojnë në hapjen e perspektivave të të rinjve pa letra.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













