Lifestyle

Tung njerëz!

Mimoza Lekaj vjen në këtë intervistë për albinfo.ch për të na treguar për jetën e saj si blogere, angazhimet ditore në punën e saj profesioniste si dhe për jetën private

“Hallo Menschen!” (Tung njerëz) kështu i përshëndet Mimoza Lekaj në çdo paraqitje fansat e saj. Në rrjetet sociale e veçanërisht në Instagram, 23-vjeçarja shqiptare përcillet nga mijëra ndjekës. Ajo është bërë e njohur për bukurinë, stilin e veshjes, grimin dhe komunikimin e sinqert që e bën me simpatizantët e saj. Blogerja shqiptare që jeton në Cyrih të Zvicrës ishte edhe moderatore dhe bashkorganizatore e festivalit “Albaf-estival, aktivitet ky i pari shqiptar i këtij lloji, që mblodhi mbi 20 mijë veta në Cyrih.

Albinfo.ch: Si do t`i përshkruanit angazhimet tuaja si blogere me tri fjalë?

Mimoza Lekaj: Shumë interesante, e ngrohtë dhe paksa stresuese.

Si është një ditë tipike e punës suaj?

Gjithmonë ndryshon nga dita në ditë, por zakonisht punoj 8 orë në ditë.

Çfarë duhet të ketë një blogere për të qenë e suksesshme?

Duhet të jetë gjithmonë vetvetja.

Cilat rregulla duhet të ndiqen për të pasur sa më shumë ndjekës. Dhjetë foto në ditë, apo sa bëni ju?

Kurrë nuk mendoj për numrin e ndjekësve. Kjo nuk është shumë e rëndësishme. Gjëja kryesore për mua është ndërtimi i një komuniteti të fortë, qëndrimi në kontakt me ta dhe që atyre t`u jepet përmbajtje emocionuese. Për fat të keq unë nuk bëj shumë foto sepse punoj gjithë ditën. Unë realizoj foto gjatë javës dhe i postoj në fundjavë.

Si e shihni zhvillimin e ndjekëseve në Instagram. Më shumë si model për të tjerët apo si çështje biznesi?

Unë, thjesht jam unë. Natyrisht se e kam një funksion si model për të tjerët dhe jam e vetëdishme për këtë përgjegjësi.

A mund të jetojë një vajzë në Zvicër me të ardhurat nga rrjetet sociale? Ju sa fitoni në muaj?

Unë ende punoj me orar të plotë në punën time në zyrë. Qëllimi im afatgjatë është gjithsesi që dikur të mundem të jetoj edhe prej këtij angazhimi.

Që sa vite e keni të hapur Instagramin?

Instagramin e kam hapur më 10 janar 2019.

Merrni veshje të ndryshme por edhe dhurata të tjera të shumta nga kompani të ndryshme të cilat i postoni. Çfarë bëni me gjithë ato veshje apo dhurata që i merrni?

Përpiqem t’i vesh të gjitha, por nëse nuk arrij, atëherë ua jap motrave të mia.

Edhe dy motrat tua binjake janë mjaft të njohura si blogere. A keni konkurrencë në familje, si ia bëni?

Jo, as që bëhet fjalë. Mundohem tu ndihmoj për aq sa mundem, ashtu siç mundohen edhe ato të më ndihmojnë mua. Me zili dhe inate nuk mund të ecim përpara. Unë nuk kam inate më askënd e lëre më me motrat e mia.

Çfarë këshille do t’u jepnit njerëzve që gjithashtu duan të jenë të suksesshëm si blogerë?

Qëndroni besnikë, mos ndryshoni! Guxoni të bëni gjëra që të tjerët nuk guxojnë!

Vite më parë keni pasur shumë ndjekës në rrjete sociale, por befasisht e mbyllët. Pse ndodhi kjo?

Dëshiroja të përqendrohesha tek vetja dhe të njihja veten më mirë, pastaj të kthehem më e fortë se kurrë më parë.

Shëtitni shumë në vende të ndryshme të botës. Sa shtete i vizitoni gjatë vitit?

Më pëlqejnë udhëtimet, kështu që katër herë në vit planifikoj të udhëtoj diku.

Cili do të jetë vendi ku do t`i kaloni pushimet gjatë verës?

Pushimet verore do t`i kaloj në Kosovë dhe në Ulqin.

Më kë shkoni zakonisht në pushime, kush ua bën fotot gjatë pushimeve tuaja?

Gjithmonë me personin i cili është me mua në pushime.

Jeni shumë e hapur me ndjekësit tuaj në instagram kur flisni me ta drejtpërdrejtë. Cila është pyetja që të bëjnë më së shpeshti kur të shohin drejpërdrejt?

“Uauu sa e gjatë qenke!” – kjo është pyetja e parë që më bëjnë të gjithë.

Atëherë, si për “inat” po u pyesim edhe ne: Sa e gjatë jeni?

Jam, 1,72 cm.

Ke pranuar që je e fejuar. Na tregoni, kush është ai djalë, me çfarë merret, pse nuk e publikon shpesh dhe kur do ta shohim Mimozën të kurorëzuar?

Po, jam e fejuar. Ne nuk pëlqejmë që gjithçka rreth lidhjes sonë të jetë e ditur për publikun. Natyrisht që postoj ndonjëherë foto të tij, por nuk do ta mbaj atë çdo ditë para kamerës.

Cilat do të jenë projektet tuaja pas festivalit të madh që u mbajt në Cyrih, “Albafestival”?

Gjithsesi do të vazhdojmë ta organizojmë edhe vitin tjetër “Albafestival”, por ndërkohë shpresoj të më realizohen edhe qëllimet tjera që ia kam vendosur vetes.

 

Nuk mendoj për numrin e ndjekësve në instagram

“Kurrë nuk mendoj për numrin e ndjekësve. Kjo nuk është shumë e rëndësishme. Gjëja kryesore për mua është ndërtimi i një komuniteti të fortë, qëndrimi në kontakt me ta dhe që atyre t`u jepet përmbajtje emocionuese”.

E fejuar

Po, jam e fejuar. Ne nuk pëlqejmë që gjithçka rreth lidhjes sonë të jetë e ditur për publikun. Natyrisht që postoj ndonjëherë foto të tij, por nuk do ta mbaj atë çdo ditë para kamerës.