Turizëm

Turistët, në kënaqur nga bukuria e mikpritja shqiptare

Për turistët kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, mbetet një nga destinacionet më të preferuara për ta vizituar.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Shqipërisë ka intervistuar një grup turistësh nga Gjermania, Danimarka e deri te Zelanda e Re që këto ditë po vizitonin Tiranën, transmeton albinfo.ch.

Turistët kanë thënë se u ka pëlqyer bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por edhe Muzetë e Tiranës, ku kanë mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Por, një ndër vendet që vijon të tërheqë më së shumti interesin e vizitorëve të shumtë, është sheshi “Skënderbeu”, në qendër të qytetit të Tiranës.

Një i ri nga ky grup që ishte nga Danimarka ka thënë se është i lumtur që kam ardhur në Tiranë.

“Do të rrimë në Tiranë edhe ditë tjetër, pastaj do të shkojmë në Vlorë dhe më pas në Gjirokastër. Njerëzit janë shumë miqësorë. Çuditërisht, të gjithë që kemi takuar ishin shumë miqësorë dhe mikpritës”, thekson ai.

Një turiste nga Gjermania ka thënë për këtë agjenci se kudo që ka shkuar ka qenë shumë këndshëm.

“Saranda më duket një qytet i veçantë. Durrësi shumë i bukur me plazh të gjerë. Do të doja të vija sërish me pushime. Të gjitha vendet janë shumë të bukura për t’u vizituar. Do të doja të vija sërish me pushime. Të gjitha vendet janë shumë të bukura për t’u vizituar”, shprehet ajo.