Shqipëria
Turistët gjerman bllokohen në Shqipëri, Policia i merr me helikopter
Efektivë të Komisariatit të Policisë Tropojë ndihmuan dy turistë gjermanë të cilët, duke eksploruar zonën, kishin mbetur në vendin e quajtur Curraj i Epërm.
Pas shumë orësh udhëtimi në këmbë, në zonë të vështirë, punonjësit e Policisë bënë të mundur gjetjen dhe transportimin disa orë me krahë dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, të 2 turistëve gjermanë.
Policia sqaroi se ishte njoftuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme se dy turistë gjermanë, duke eksploruar zonën e quajtur Curraj i Epërm, për shkak të lodhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin ecjen, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën. Pas disa orë kërkimesh intensive në këmbë në terrenin e thepisur, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”.
“Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën dy turistët nga terreni i rrezikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit. Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave Zvicra heq detyrimin për kontrollin e barazisë së pagave mes grave dhe burrave nga viti 2032... -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran












