Turizëm
Turistët tregojnë pse zgjedhin Shqipërinë
Për 5 vjet, nga 2014 deri në 2018, numri i turistëve me net qëndrimi është rreth 21 milionë, duke u rritur me 10.7% gjatë 2018-s
Statistikave për vitin 2018, qëndrojnë mesatarisht 4 net, kryesisht në hotele, dhe udhëtojnë me vetura e tyre private.
Shpenzimet ditore të turistëve shkojnë mesatarisht në 52 euro. Ndërkohë që turistët besnikë që zgjedhin Shqipërinë për të pushuar mbeten kosovarët, por edhe hyrjet e shtetasve të huaj nga rajoni i Evropës janë rritur përgjatë 2018-s.
15,8% më shumë turistë se në 2017 ka pasur vitin e kaluar, si dhe shpenzimet e shtetasve të huaj janë rritur me 12.5%, raporton “TCH”.
Kosovarët, maqedonasit dhe malazezët harxhojnë nga 40 euro deri në 60 euro në ditë, ndërsa italianët janë ata që tregohen të pakursyer në shpenzime, 81 euro dita, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të çmimeve të lira në Shqipëri, turistët rikthehen për të pushuar në Shqipëri.
“Kjo është hera e tretë që vij në Tiranë, vizitën e parë e bëra për të kuruar dhëmbët e më pas për të takuar miqtë e mi. Se ju shqiptarët jeni shumë të sjellshëm me ne italianët, si dhe krahasuar me Italinë çmimet këtu janë shumë të lira”, thotë një turist.
“Unë jam një guidë turistike dhe e vizitoj shpesh Shqipërinë, por për grupin këtu është hera e parë sepse izraelitët tani kanë filluar ta zbulojnë vendin tuaj. Dhe do të kthehen sërish sepse për ne këtu është shumë lirë. Ne kemi të përfshirë mëngjesin dhe darkën në hotel që e paguajmë vetëm 25 euro”, tregon guida.
Për 5 vjet, nga 2014 deri në 2018, numri i turistëve me net qëndrimi është rreth 21 milionë, duke u rritur me 10.7% gjatë 2018-s. Ndërsa numri i turistëve ditorë në këtë hark kohor shënon 1.7 milionë.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















