Turizëm
Turistët udhëzohen të mos marrin gurë nga plazhi
Plazhi, në të cilin dikur u xhiruan edhe disa skena të filmit ‘Mamma Mia’, është duke i humbur guralecët e bardhë të famshëm, gjë e cila i shqetësoi aktivistët.
Një fushatë është lansuar në ishullin grek Skiathos, për t’i ndalë turistët nga marrja e guralecëve ikonikë e karakteristikë nga plazhi i njohur Lalaria. Plazhi, në të cilin dikur u xhiruan edhe disa skena të filmit ‘Mamma Mia’, është duke i humbur guralecët e bardhë të famshëm, gjë e cila i shqetësoi aktivistët. Tani shumë shenja janë vendosur gjithandej nëpër plazh dhe anije, ndryshe mënyra e vetme për njerëzit për të arritur te ky ishull, me ç’rast inkurajohen të bëjnë fotografi, por të mos marrin guralecë. Madje, edhe në aeroport janë vendosur shumë kuti, me të cilat turistët inkurajohen që t’i kthejnë gurët nëse eventualisht i kanë marrë.
Kreu i qendrës kulturore në Skiathos, Theodoris Tzoumas, ka thënë se turistët që vinin në këtë plazh i merrnin gurët si suvenire, duke zvogëluar sasinë e gurëve në plazh. Tani madje janë vendosur edhe gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro për ata që kanë marrë gurë.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Qyteti i Lozanës rrit përkohësisht pritjen emergjente për të pastrehët -
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër











