Kosova
Turisti zviceran, i mrekulluar nga Shpella e Gadimës
Ai ka fjalë të mira për Kosovën, ku dallon mikpritjen e banorëve të saj, ndërsa Shpella e Gadimës i ka lënë më së shumti përshtypje
Shpella e Gadimës është shpella më e njohur në Kosovë dhe aktualisht është e vetmja e përgatitur për vizitorë në Kosovë.
Pasuri e shpellës, që e bën të veçantë, është prezenca e aragoniteve, të cilat si stoli shpellore janë dukuri të rralla.
Ndër vizitorët e veçantë të kësaj shpelle është edhe qytetari zviceran Rene Alleman, i cili e viziton për herë të parë Kosovën.
“Është hera e parë që vij në Kosovë. Për tri javë sa do ta shëtis Evropën, vendi që kam dashur ta vizitoj gjithnjë është Kosova. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, shprehet turisti nga Zvicra për RTV Dukagjini.
Ai ka fjalë të mira për Kosovën, ku dallon mikpritjen e banorëve të saj, ndërsa Shpella e Gadimës i ka lënë më së shumti përshtypje, përcjell albinfo.ch.
“Kosova është vend i mrekullueshëm, sidomos mikpritja. Ajo që më ka lënë përshtypje është kjo shpellë. Është e bukur dhe interesante, por edhe e mistershme”, shprehet ndër të tjera zvicerani Rene Alleman, përcjell Telegrafi.
Drejtoresha Adriana Pllana thotë se vitin e kaluar shpellën e kanë vizituar 40 mijë vizitorë.
“Para tri viteve kemi pasur rreth 25 mijë vizitorë, ky numër gradualisht është rritur, ndërsa vitin e kaluar kemi pasur diku 40 mijë vizitorë nga Kosova e diaspora, mirëpo këtë vit vërehet një rritje e numrit të vizitorëve të huaj”, shprehet Adriana Pllana, drejtoreshë e “Shpellës së Gadimës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














