Lajme
Turizmi bullgar rrezikohet nga pandemia dhe rritja e çmimit të energjisë
Vala e katërt e pandemisë së COVID-19 dhe rritja e çmimeve të energjisë po kërcënojnë industrinë e turizmit të Bullgarisë, përpara sezonit të ardhshëm dimëror, paralajmëroi sot një ekspert.
Shkalla e infektimeve 7-ditore është aktualisht, 449,5, duke e bërë Bullgarinë një nga vendet më të goditura nga COVID-19 në Bashkimin Evropian.
Më pak se një e katërta (24 për qind) e popullsisë mbi moshën 18 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.
“Niveli i ulët i vaksinimit është një pengesë për turistët”, paralajmëroi në radion shtetërore nënkryetarja e Shoqatës evropiane ESPA në Bullgari, Sijka Kazaroëa.
Jo vetëm pandemia, por edhe rritja drastike e çmimit të energjisë elektrike po shkakton probleme të mëdha për turizmin bullgar.
“Industria po mbijeton me rezervat e saj të fundit”, tha ish-zëvendësministri për Turizëm, Branimir Botev.
Turizmi është i rëndësishëm për ekonominë e vendit më të varfër të BE-së.
Para pandemisë, ai kontribuoi me rreth 13 për qind në PBB-në e vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













