Lajme

Më pak blerje zvicerane në Gjermani

Edhe pse euro është afër barazisë me frangun dhe blerja e mallrave jashtë është më e lirë, deri në 30 për qind më pak zvicerane blejnë në Gjermani tani sesa para pandemisë Covid, njofton albinfo.ch.

Arsyet e këtij ndryshimi të trendit janë të paqarta, por tregtarët gjermanë janë të pakënaqur.

“Kjo po shkakton dhimbje koke për tregtarët gjermanë në zonën kufitare. Rënia e numrit të blerësve zviceranë është dramatike”, sipas Claudius Marx, menaxher i përgjithshëm i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Hochrhein-Bodensee.

“Zviceranët kanë ende fuqi blerëse dukshëm më të lartë se fqinjët tanë veriorë. Ata gjithashtu mund të kombinojnë udhëtimin për blerje me mbushjen e makinës. Në Gjermani benzina dhe nafta janë më të lira se në Zvicër”, shtoi ai.