Koronavirusi: çast pas çasti
Turqi: Foshnja katërmuajshe mposht koronavirusin
Një foshnjë katërmuajshe, e infektuar me llojin e ri të koronavirusit (COVID-19), është shëruar me sukses, raporton Anadolu Agency (AA).
Spitali i Universitetit Bezmialem të Vakëfit me qendër në Stamboll njoftoi se foshnja Asya u shërua plotësisht pas trajtimit nëntëditor.
Në njoftim thuhet se foshnja u soll në spital me ethe dhe temperaturë të lartë, me çka ajo u testua për koronavirus.
Me rezultat pozitiv të testit, Asya u dërgua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive të Fëmijëve, ku ajo filloi të shërohet pas ditës së dytë të terapisë.
Spitali tha se foshnja Asya është liruar nga spitali dhe se do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.
Prof.Dr. Özden Turel nga Klinika e Sëmundjeve Infektive për Fëmijë, deklaroi se fëmijët tregojnë më pak simptoma sesa të rriturit.
“Mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin e fëmijëve është të shmangni kontaktin me personat e infektuar. Fëmijët nuk duhet të jenë në të njëjtën dhomë me pacientët me ethe ose probleme të frymëmarrjes”, tha Turel.
Turel theksoi më tej se përveç vetizolimit, larja e duarve dhe mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme.
“Fëmijët duhet të mësojnë zakonin e larjes së duarve. Lodrat dhe sipërfaqet me të cilat fëmija është në kontakt duhet të dezinfektohen rregullisht”, shtoi Turel.
Ajo tha se prindërit duhet të monitorojnë me kujdes simptomat e fëmijëve të tyre dhe në rast të rritjes së temperaturës, etheve, gulçimit, rëndimit të frymëmarrjes dhe vjelles, ata duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore














