Lajme
Turqia bllokon aksesin në lojërat online
Turqia ka bllokuar aksesin në platformën e lojërave online Roblox, me arsyetimin se përmbajtja e saj është e papërshtatshme dhe mund të çojë në abuzimin e fëmijëve në vend.
“Vendi ynë është i detyruar të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve tanë. Përdorimi i teknologjisë në mënyrë negative nuk është kurrë i pranueshëm”, tha ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunç.
Zyra e Kryeprokurorit Publik në qytetin e Adanas nisi një hetim për Roblox, i cili përfundimisht çoi në kufizime mbarëkombëtare, raporton Reuters.
Një zëdhënës i Roblox, një platformë që pret lojëra video të krijuara nga përdorues të tjerë, tha se do të bashkëpunonte me autoritetet lokale turke dhe shpresonte se problemi do të zgjidhej së shpejti.
Ndalimi vjen pesë ditë pasi Turqia vendosi të bllokojë rrjetin social Instagram, i cili përdoret nga 57.1 milionë njerëz në vend.
Sipas portalit Turkiye Today, autoritetet në Ankara dyshohet se ishin të pakënaqura me faktin se Instagrami kufizoi postimet në lidhje me liderin e vrarë të lëvizjes palestineze Hamas, Ismail Haniyeh. Ky kufizim shkaktoi pakënaqësi në Turqi, pasi ky ndalim u cilësua si censurë.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Rriten remitencat, emigrantët dërguan më shumë para në vend Emigrantët kanë dërguar më shumë para në Shqipëri në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas...
-
“Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën
-
Ndërmjet botës së njohur dhe të panjohur: Një dialog artistik me Blerta Hashanin dhe Lumturie Krasniqin
-
Zvicra, model për shkollimin dual në Kosovë
-
Ambasadori Latifi viziton kompaninë e fluturimeve “Chair”
Jeta në Zvicër
-
Franca fqinje vuan nga mungesa e mësuesve Shkollat në Francën fqinje po vuajnë për shkak të mungesës së mësuesve. Problemi kryesor është në...
-
Zvicër: Mbërrin fronti i ftohtë, por vera mund të kthehet
-
Pronarët lejohen të kalojnë kostot e rinovimit në qira
-
Strehimi: Këshilli Kombëtar dëshiron të relaksojë rregullat për mbrojtje nga zhurma
-
Emigracioni: Shumica është e shqetësuar, por refuzon ndalimin