Lajme

Turqia falënderon Zvicrën për ndihmën e dhënë

Njësia Zvicerane e Ndihmës Humanitare shpëtoi 11 persona

Turqia ka falënderuar të gjitha forcat e shpëtimit që dhanë ndihmën e tyre pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi para më shumë se një jave, në mënyrë të veçantë Zvicrën përcjell albinfo.ch.

Njësia Zvicerane e Ndihmës Humanitare është rikthyer në Zvicër pas një misioni të suksesshëm në kërkim të të mbijetuarve pas tërmetit në Turqi dhe Siri.

Vlen të theksohet se ata kanë shpëtuar 11 persona.

Zvicra ka dërguar shumë specialistë dhe materiale ndihmëse në Turqi.