Lajme
“Twitter” kërcënon Zuckerberg-un me marrjen e masave ligjore
“Twitter” po konsideron të marrë masa ligjore kundrejt kompanisë “Meta” në lidhje me rritjen e shpejtë të programit “Threads”. Ky i fundit, i cili fitoi 30 milionë ndjekës që ditën e parë pasi u hodh në treg, është i ngjashëm me “Twitter” dhe është paraqitur nga krerët e “Meta” si një alternativë “miqësore”.
“Konkurrenca është në rregull, mashtrimi nuk është”, deklaroi Elon Musk, por pretendimet ligjore kanë të bëjnë me rekrutimin e ish- stafit të Twitter nga Zuckerberg, të cilët sipas Twitter, kanë “spiunuar” të krijohet “Threads”.
Një raport i SEC nga viti 2013 tregon se Twitter-it iu deshën katër vjet për të ndërtuar të njëjtin numër përdoruesish që “Threads” fitoi në një ditë – edhe pse Twitter rriti bazën e saj të përdoruesit nga hiçi, ndërsa “Threads” ishte në gjendje të futej në treg përmes 2 miliardë përdoruesve të Meta-s.
Pavarësisht pamjes apo ndjesisë që ngjasojnë me Twitter, siç thotë dhe gazetari i BBC-së, James Clayton, asgjë tjetër nuk mund ta vërë “Threads” në rrezik, duke ditur se ligji amerikan mbron vetëm të drejtën e autorit dhe jo idetë. Në këtë rast do të duhej të dëshmohej se kodi i programimit apo ndryshe e cilësuar si prona intelektuale, të jetë vjedhur.
Avokati i Twitter, Alex Spiro, i cili i dërgoi një letër Mark Zuckerberg, duke e akuzuar se ka punësuar dhjetëra ish-punonjës të Twitter-it që “kishin dhe vazhdojnë të kenë akses në sekretet tregtare të Twitter-it dhe informacione të tjera tepër konfidenciale” që kanë ndihmuar kompaninë të zhvillojë aplikacioni Threads.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, deklaroi se “askush në ekipin inxhinierik të Threads nuk është një ish-punonjës i Twitter-it”./Euronews
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










