Autotech
Twitter ndalon reklamat politike
Platformat e rrjeteve sociale janë nën presion për të rregulluar përmbajtjen e tyre
Rrjeti social Twitter, do të ndalojë të gjitha reklamat politike globale duke filluar nga muaji i ardhshëm, shkroi në Twitter themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, Jack Dorsey.
“Mendojmë se mesazhi politik duhet të fitohet, jo të blihet. Ndërkohë që reklamimi në internet është shumë i fuqishëm dhe efektiv, kjo fuqi mund të sjellë rreziqe të konsiderueshme në politikë, ku mund të përdoret në manipulimin e votave për të ndikuar në jetët e miliona njerëzve”, shkroi Dorsey.
Ai deklaroi se vendimi përfundimtar, me disa përjashtime, do të bëhet publik më 15 nëntor dhe do të zbatohet më 22 nëntor.
Platformat e rrjeteve sociale janë nën presion për të rregulluar përmbajtjen e tyre, pas akuzave se Facebook u përdor për të manipuluar zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe referendumin e Brexit.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës debuton në Varshavë me koncert për 18-vjetorin e Pavarësisë -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Varshavë
Filharmonia e Kosovës mban sonte koncertin “Kosova18” në Varshavë -
Cyrih
Ankandi bamirës i pikturave në Cyrih mbledh fonde për gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Jeta në Zvicër
-
Qeveria e Aargau-t kundër ndalimit të përgjithshëm të shamisë në shkolla Autoritetet kantonale vlerësojnë se një ndalim gjithëpërfshirës do të binte ndesh me Kushtetutën dhe lirinë e... -
Ish-këshilltari i qeverisë së Cyrihut, Christian Huber, ka ndërruar jetë. -
Dy të lënduar nga shpërthimi i eksplozivëve në Zvicër -
Dobësimi i dollarit nuk ndal valën e turistëve amerikanë drejt Zvicrës -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër















