Lajme
U arrestua me 13 kilogram eksploziv, dënohet 13 vjet burg
Sllobodan Gavriq, i cili dy vjet më parë kishte hyrë nga Serbia në Kosovë me rreth 13 kilogram eksploziv, u dënua sot nga Gjykata e Prishtinës me 13 vjet burg
Nën akuzën për terrorizëm, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar të mërkurën me 13 vjet burg, shtetasin serb Sllobodan Gavriq, i cili dy vjet më parë kishte hyrë nga Serbia në Kosovë me rreth 13 kilogram eksploziv. Sipas Prokurorisë speciale, i dënuari kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist në Kosovë.
Kryetarja e trupit gjykues, Shahadije Gërguri gjatë leximit të aktgjykimit ka thënë se gjykata e gjetur fajtorë Gavriqin në veprën që ka të bëjë me përgatitjen e kryerjes së veprës penale të terrorizimit.
“I akuzuari Gavriq është fajtorë sepse me veprën e tij ka dashur që qëllimisht ta frikësoj popullatën dhe me qëllim që seriozisht ta destabilizoj dhe ti shkatërroj strukturat me e rëndësishme Kushtetuese, politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës, ka përgatitur kryerjen e veprës penale të terrorizmit”, tha gjykatësja.
Më këtë, ai ka përgatitur kryerjen e veprës penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, prandaj sipas Gërkurit, gjykata konform dispozitave ligjore e gjykon atë me dënim me burg në kohëzgjatje prej 13 vjetësh.
Ndryshe, Gavriq kishte hyrë në Kosovë në muajin dhjetor të vitit 2014, ndërsa gjatë qarkullimit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ku janë të vendosura ambasadat e huaja, policia e kishte ndalur veturën “Renault Clio” me targa të Beogardit të cilën po e ngiste Gavriq, dhe në të kishin zbuluar rreth 13 kilogram eksploziv.
Tashmë i dënuari, gjatë gjykimit kishte pranuar se dhe dy herë të tjera kishte hyrë në Kosovë me të njëjtin eksploziv, ndërsa thotë se kishte qenë vetëm transportues. Eksplozivin thotë se ia kishte sjellë një serbi tjetër.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












