Lajme
U përdhunua nga dikush që e njohu në rrjete sociale, 24-vjeçarja hedh në gjyq Facebook-un
Një viktimë e trafikimit seksual ka folur për eksperiencën e saj të tmerrshme duke paralajmëruar vajzat për kërcënimin që vjen nga rrjetet sociale. E reja, që preferoi të mbetej anonime tregoi se si kur ishte vetëm 15-vjeç ishte joshur, mashtruar dhe përdhunuar nga dikush që e kishte njohur në Facebook.
24-vjeçarja foli në një intervistë për 60 Minutes, ku përshkroi se si një trafikant përdori Facebook për të fituar besimin e saj para se ta përdhunonte dhe postonte një reklamë të saj në Backpage.com për ta shitur atë për seks tek të huajt, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Viktima ka një proces gjyqësor në pritje kundër Facebook, duke akuzuar kompaninë për dështimin për të marrë hapa kundër abuzuesve seksualë në platformën e saj. Një zëdhënës i Facebook tha për DailyMail.com se kompania merr masa të forta për të penguar trafikimin seksual.
Në vitin 2012, kur ishte vetëm 15 vjeç dhe jetonte me nënën e saj në Teksas, ajo mori një kërkesë për miqësi nga dikush që ajo besonte se ishte në moshën e saj.
Në realitet, shoku i saj i ri ishte një trafikant seksi i maskuar, duke përdorur një llogari të rremë. Ai i tha se ishte e bukur dhe i ofroi t’i paguante 2000 dollarë në javë për të punuar si modele. Sapo ajo pati një zënkë me të ëmën, trafikanti përfitoi, e mori nga shtëpia dhe e dërgoi në një hotel ku dhe e zhveshi, e përdhunoi, dhe më pas shpërndau fotografitë e saj në Backpage.com, i cili ishte atëherë tregu më i madh në internet i prostitucionit.
Pas disa orësh, vajza ishte në gjendje të fitonte akses në celular dhe thirri nënën e saj, e cila menjëherë lajmëroi policinë. Trafikanti i seksit dhe një tjetër u arrestuan në skenë dhe më vonë u dënuan me shumë vite burg.
Programi i lajmeve nuk përmendi autorët e krimeve dhe nuk dha detaje të mjaftueshme që krimet e tyre të gjurmohen në regjistrat publik.
Backpage.com u kap nga autoritetet federale në 2018 pasi një hetim zbuloi se ai ishte bërë një qendër e prostitucionit të paligjshëm, shpesh duke përfshirë të mitur.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










