Integrimi
U promovua broshura në gjuhën frënge mbi shqiptarët në Zvicër
Mbrëmë u organizua promovimi i broshurës në gjuhën frënge nga autori Driton Kajtazi “Shqiptarët në Zvicër, shqiptarët andej”
Në ambientet e Kështjellës të qytetit të Nyonit të Kantonit Vaud të Zvicrës mbrëmë u organizua promovimi i broshurës në gjuhën frënge nga autori Driton Kajtazi “Shqiptarët në Zvicër, shqiptarët andej”.
Mbrëmja filloj nën tingujt e këngëve të trevave shqiptare të kënduar me pasion nga këngëtarja e njohur Mimoza Selimi. Ajo, me zërin e saj bëri që i gjithë publiku shqiptar, zviceran dhe i komuniteteve tjera të përcjellë këngët me ritmin shqiptar.
Muret e Kështjellës të Nionit pranuan këngët e viseve shqiptare për ti dhën jehonë dhe për tu shpërndarë në liqenin e Lemanit ashtu siç janë të shpërndarë shqiptarët anë e kënd botës.
Në fjalën e marrë nga drejtuesja e shërbimit social të qytetit të Nionit, Stephanie Schmutz u ndal në projektin që solli deri në promovimin e broshurës duke përshëndetur teatrin Kurora dhe koordinuesin e projektit, Visar Qusajn. Për Zonjën Schmutz është me rëndësi që komunitetet të ndiejnë veten të respektuar dhe në këtë prizm, njohja e gjuhës shqipe kontribuon në familjarizimin me gjuhën shqipe e cila është e pranishme në qytetin e Nionit. Në fjalën përshëndetëse Zonja Schmutz përshendeti Konsullin e Republikës së Kosovës në Gjenevë Zotëri Ramadan Avdiu i pranishëm në manifestim
Pastaj fjalën e mori Visar Qusaj i teatrit Kurora. Broshura përkon me festimin e 20 vjetorit të themelimit të teatrit Kurora, në kurorën e të cilit renditen tani më se 11 pjesë teatrale. Teatri Kurora aktivitetet i filloi në kohën kurë komunitetit jonë gjendej në shënjestër me imazhin e keq në Zvicër dhe në kohën kur Kosova mundohej të mbijetonte …
Teatri filloi shfaqjet në gjuhën shqipe për të vazhduar në gjuhën frënge dhe projekti i botimit të Broshurës është si përmbledhje e 20 viteve të punës të Kurorës që shumë autor shqiptar i bëri të flasin në gjuhën frënge, theksoi Qusaj.
Autori i broshurës, Driton Kajtazi, në fjalën e tij u fokusua në lidhjet që janë në mes Zvicrës dhe shqiptarëve lidhje që datojnë dhe që janë duke u forcuar.
Në ketë optikë të njohjes është edhe broshura. Z. Kajtazi citoi në vazhdim proverbin shqiptar «Sa më i thellë që të jetë lumi aq më i qetë është» duke aluduar në njohjen sa më shumë të gjuhës dhe kulturës shqipe që ne si komunitet të ndihemi më mirë.
Informatat që gjinden në broshurë janë të shtjelluara në kuptimin praktik duke filluar mbi rolin e njohjeve reciproke dhe kulturën që sipas definicionit shërben në afrimin e komuniteteve. Për të vazhduar pastaj me informatat mbi shqiptarët në Zvicër, njohjen e historisë shqiptare, informatat e përgjithshme për shqiptarët në botë e duke u ndalur në kontributin e shqiptarëve në ekonominë vendase. Njohurive për gjuhën shqipe autori i kushton rëndësi të veçantë dhe informatat e paraqitura japin jo vetëm informacion të dobishëm po i ngjallin lexuesit kërshërinë për të zgjeruar njohuritë. Paraqitja e emrave sidomos të nxënësve shqiptarë që janë të pranishëm po thuaj në çdo komunë të Zvicrës i jep lexuesit sidomos zviceran dhe të huaj, mundësinë për të njohur luftën e shqiptarëve për ruajtjen e identitet shqiptar.
Mbrëmja mbarojë në orët e vona duke vazhduar bisedën për vazhdimin e projekteve që kontribuojnë në njohje të kulturës shqiptare.
E-Diaspora
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës Drenusha Hajdini punon në Kancelarinë Federale të Zvicrës. Ajo flet për albinfo.ch rreth postit që mban,...
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër