Lajme
U varros me nderime ish zv.ministri i mbrojtjes, Agim Mehmeti
Dje ka ndërruar jetë në Zvicër dhe sot është varrosur me nderime në vendlindjen e tij në Botushë, ish zëvendësministri i mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Agim Mehmeti
Sot në Gjakovë, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” është mbajtur mbledhje komemorative ku janë kryer homazhet për ish zëvendësministrin e parë të mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Agim Mehmetin. Prej aty trupi i tij është varrosur në fshatin e lindjes, në Botushë.
Me rastin e vdekjes së ushtarakut të lartë dhe veprimtarit të dalluar, Familjes Mehmeti i kanë shprehur ngushëllime përfaqësuesit e lartë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa në emër të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila nga ai është përshëndetur nënkryetari i Komunës, Ramadan Hoti.
Haki Demolli, ministër i Ministrisë së FSK-së rikujtoi kontributin e tij ushtarak dhe patriotik, që nga përballja dhe burgimi në vitet e tetëdhjeta, e deri tek përkushtimet e tija konkrete për themelimin e strukturës mbrojtëse dhe luftarake për një Kosovë të lirë, si dhe shtet të pavarur, duke e karakterizuar Agim Mehmetin si njeri të veçantë, me kontribut të veçantë për vendin e tij.
Në këtë komemoracion janë lexuar edhe telegrame të shumta nga ish veprimtarët dhe ushtarakët e lirisë, ndërkaq në emër të familjes për organizimin dhe pjesëmarrjen e lartë në këtë ceremoni mortore ka falënderuar Bajram Mehmeti, vëllai të ndjerit, Agimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














