Lajme

Uber ka nisur sërish punën në Gjenevë

Uber ka rifilluar funksionimin

 

Uber ka arritur një marrëveshje me autoritetet në Gjenevë për të rifilluar funksionimin, njofton albinfo.ch.

Taksitë që përdornin aplikacionin e ndarjes së udhëtimit kishin qenë në ndalesë për një javë, pasi Gjykata Federale Zvicerane la në fuqi një vendim që etiketonte Uber si një “punëdhënës” – me të gjitha përgjegjësitë që i takojnë asaj etikete.

Shoferët në Gjenevë do të marrin një pagë minimale dhe pagesa sigurimesh, tha sot Uber.

Marrëveshja vlen vetëm në këtë kanton.