Shkurt.ch
“UBS”, me rritje në profit
Banka zvicerane "UBS" në tremujorin e tretë ka shënuar rritje në fitimin neto për 32 për qind, ose 762 milionë franga zvicerane (632 milionë €)
Rritja në fitim është regjistruar kryesisht për shkak të lehtësimeve tatimore nga 1.3 miliardë franga, që i kanë plotësuar detyrimet e kostove rregullative prej 1.8 miliardë frangash, transmetojnë mediet zvicerane.
“UBS” është në një seri hetimesh prej bankave ndërkombëtare në shumë vende me dyshimin e manipulimit të normave të interesit në tregjet valutore.
Fitimet nga veprimtaria e bankës më të madhe zvicerane u rritën në tre muajt deri në shtator për 10 për qind, ose 6.8 miliardë franga, ku para së gjithash sektori bankar i investimeve kishte regjistruar një humbje prej 1.2 miliardë frangash.
“UBS” ka filluar ristrukturimin e operacioneve dhe është fokusuar në sektorin për menaxhimin e mjeteve, ku në tremujorin e tretë regjistroi një fitim prej 707 milionë frangash, që është niveli më i lartë që prej tremujorit të dytë të vitit 2009.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër Ngjarjet globale vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin e çmimeve të Zvicrës, pavarësisht rekordit të fortë të vendit...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse
-
Migros do të sjell hamburgerë të rinj, zviceranët skepitkë