Lajme
Udhëheqja e LAPSH pritet nga Ambasadori i Kosovës në Bernë
Vizitë e përfaqësuesve të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» Zvicër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë

Sot, më 9 nëntor ’20, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, nga ambasadori i sapoemëruar z. Sami Ukelli, u prit një ekip i kryesisë së LAPSH «N. Frashëri» Zvicër, në krye me Nexhat Malokun, kryetar, bëhet e ditur në një njoftim për media të dërguar nga LAPSH.
Ambasadori, z. Sami Ukelli, u uroi mirëseardhje përfaqësuesve të LAPSH-së, të cilëve u shprehu mirënjohjen për punën e deritanishme 30-vjeçare dhe theksoi se ambasada e Republikës së Kosovës do të jetë gjithnjë në mbështetje të Shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër.
Ekipi i kryesisë së LAPSH-së, i cili përpos kryetarit Nexhat Maloku, përfaqësohej edhe nga mësuesja Saime Isufi, kryetare e Këshillit Kantonal të Bernës, mësuesi Naser Ulaj, kryetar i Këshillit Kantonal të Cyrihut dhe nga Gafur Asani, kryetar i Këshillit Kantonal të Glarusit, e informoi ambasadorin z. Ukelli për punën që po bën LAPSH në fushën e organizimit dhe të udhëheqjes së mësimit plotësues në Gjuhën shqipe në 16 kantonet ku aktualisht mbahet ky mësim.
Në këtë takim u diskutuan edhe pika të ndryshme të cilat kishin të bëjnë me mbarëvajtjen sa më të mirë të mësimit në Gjuhën shqipe si dhe u shtjelluan mendime e ide për sensibilizimin e prindërve shqiptarë për t’i dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues në Gjuhën shqipe, ngase aty fëmijët dhe të rinjtë e të rejat jo vetëm që i zgjerojnë njohuritë e tyre nga gjuha, historia, gjeografia e kultura shqiptare, por edhe edukohen në frymën e shëndoshë të identitetit kombëtar dhe të atij evropian.
Takimi u përmbyll me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit mes ambasadës dhe LAPSH-së, ngase çështja e arsimimit dhe edukimit të brezit të ri që po rritet në Zvicër është i një rëndësie të veçantë për tërë komunitetin shqiptar në Zvicër, përfundon njoftimi i LAPSH “Naim Frashëri”.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përgjigjen ekspertët shqiptarë gjithçka për vaksinimin Platforma albinfo.ch online&print, në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë në Zvicër, do të ofrojë këshilla mjekësore, të personalizuara falas....
-
“Diaspora do të jetë pjesë e shkrimit të historisë së re të Kosovës”
-
Media austriake e vlerëson piktorin shqiptar Gazmend Freitag
-
Pse diaspora kosovare nuk mund të votojë në ambasada?
-
“Du me votu”: “Ne vetëm duam të thjeshtësojmë procedurat e votimit për diasporën”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Qeveria shkurton karantinën dhe vendos të paguajë edhe testimet pa simptoma Këshilli Federal miratoi të mërkurën strategjinë e re të testimeve. Kështu, ai do të mbulojë edhe...
-
Zvicër
BAG: Vetëm nëse numri bie në 300 raste në ditë, kemi arritur diçka
-
“Du me votu”: “Ne vetëm duam të thjeshtësojmë procedurat e votimit për diasporën”
-
Zvicër
1126 raste me virusin e ri, “në mars, ky mund të jetë varianti mbizotërues”
-
8 nga 10 zviceranë udhëtojnë një orë për në vendin e punës