Kosova
Pas 15 qershorit, pritet të rifillojnë edhe fluturimet nga Austria për në Kosovë
Aktualisht udhëtimi nga Austria për në Kosovë mund të realizohet vetëm përmes rrugëve tokësore. Udhëtimet në rrugë ajrore nga Austria drejt Kosovës pritet të rifillojnë pas datës 15 Qershor
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka njoftuar se aktualisht nga Austria për në Kosovë udhëtimet mund të realizohen vetëm përmes rrugëve tokësore dhe se ato ajrore pritet të lëshohen pas 15 qershorit, përcjellë albinfo.ch.
Gjithashtu ka njoftuar edhe për kalimet transit nëpër Austri, Slloveni, Hungari dhe Serbi.
Ky është njoftimi i plotë:
Aktualisht udhëtimi nga Austria për në Kosovë mund të realizohet vetëm përmes rrugëve tokësore. Udhëtimet në rrugë ajrore nga Austria drejt Kosovës pritet të rifillojnë pas datës 15 Qershor 2020 vetëm pas vendimeve të qeverive të të dy vendeve.
Bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e kufinjëve kryesorë tokësorë, të gjithë shtetasit e Kosovës apo të huaj mund të hyjnë në territorin e Kosovës duke iu nënshtruar procedurave të kontrollit nga ekipet mjekësore dhe kushteve të vetëizolimit.
Duhet patur parasysh se kalimi tranzit nëpër vende të BE apo rajonit tonë duhet të bëhet duke iu nënshtruar rregullave të secilit vend. Në vijim, po ju dërgojmë disa nga rregullat esenciale të shteteve nga mund të tranzitoni gjatë udhëtimit nga Austria në Kosovë.
Theksojmë se këto rregulla pësojnë ndryshime të vazhdueshme në varësi të masave të menaxhimit të COVID-19 në secilin shtet.
#AUSTRIA
Kalimi tranzit nëpër Austri lejohet nëse plotësohen kushtet në vijim:
– dokumentacioni personal valid (pasaportë, vizë hyrëse/lejeqëndrim, librezë automobili, patentë shofer internacional)
– në hyrje të kufirit Austriak, rezervuari i automjetit duhet të jetë plot me derivate
– nuk është e lejuar ndalja apo parkim gjatë kalimit nëpër territorin austriak,
#SLLOVENIA
Kalimi tranzit nëpër Slloveni është i lejuar për shtetasit me dokumentacion të rregullt udhëtimi dhe vizë apo lejeqëndrim të lëshuar nga ndonjë prej vendeve të zonës Schengen. Koha e tranzitit është 24 orë.
#HUNGARIA
Kalimi transit nëpër Hungari për shtetasit e Republikës se Kosovës tani më është i mundshëm pa leje paraprake të autoriteteve, sipas orareve si më poshtë:
– Hyrja ne territorin e Hungarisë lejohet nga ora 00:00 deri në ora 12:00, ndërsa dalja nga ora 10:00 deri 22:00.
– Të gjithë personat që hyjnë në Hungari duhet të mos tregojnë simptoma të infeksionit me virusin Covid-19
– Lejohet shfrytëzimi vetëm i rrugës transit/autostradës përkatëse, me mundësi ndalimi vetëm në pikat e karburantit.
#KROACIA
Kalimi transit nga Kroacia është i mundshëm për shtetasit e pajisur me document të vlefshëm udhëtimi dhe vizë apo lejeqëndrimi të vlefshme. VËREJTJE❗️Shtetasit që planifikojnë të kalojnë nga Kroacia me destinim të rradhës Malin e Zi, duhet të paraqesin patjetër lejen e dhënë nga autoritetet Malazeze për hyrje dhe transit nëpër territorin e këtij shteti. Leja duhet të sigurohet para udhëtimit dhe të dërgohet në Ambasadën e Kosovës në Zagreb me qëllim të njoftimit të pikëkalimeve respektive kufitare.
#SERBIA
Kalimi transit nëpër Serbi është i mundshëm duke paraqitur dokumentacionin e pranueshëm për udhëtim. Pasaportën për shtetasit e huaj; letërnjoftimin e vlefshëm për shtetasit e Kosovës të moshës mbi 16-vjeçare; certifikatat e lindjes të RKS (me foto) jo më të vjetra se 6 muaj për shtetasit e Kosovës nën moshën 16 vjeçare.
Për informacione më të detajuara rreth kalimit në shtetet kufitare me Austrin dhe më gjerë, ju lutem të kontaktoni numrin emergjent: +43 664 2233 409.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vjedhjet e identitetit online rriten ndjeshëm në Zvicër Brenda dy vitesh, numri i rasteve ka shkuar nga 478 në 8,102, të cilat kanë pasoja... -
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Greqi -
Organizata Birdlife Switzerland fton njerëzit të numërojnë zogjtë në kopshte -
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër














