Sport
UEFA tregon si shqiptohen emrat e futbollistëve shqiptarë
Në mesin e 24 kombëtareve, “uefa.com” i ka kushtuar një hapësirë edhe kombëtares shqiptare, ku sigurisht se komentatorët e kanë problem, pasi kuqezinjtë marrin pjesë për herë të parë
Faqja zyrtare e UEFA-s ka prezantuar një udhëzues se si duhet të shqiptohen emrat e të gjithë futbollistëve që marrin pjesë në Evropianin 2016, shkruan albinfo.ch.
Në mesin e 24 kombëtareve, “uefa.com” i ka kushtuar një hapësirë edhe kombëtares shqiptare, ku sigurisht se komentatorët e kanë problem, pasi kuqezinjtë marrin pjesë për herë të parë dhe shumë lojtarë nuk janë të njohur, por UEFA tregon edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën.
“Duke ditur se për folësit e gjuhës angleze kjo është e vështirë, duhet marrë disa shënime të dobishme: ‘xh’ nuk është ndryshe prej ‘dg’. Shkronja ‘j’ shqiptohet si në anglisht ‘y’. Një ‘ë’ është e ngjashme me ‘u’ në anglisht. Një ‘ç’ është si ‘ch’”, ky është shpjegimi që UEFA është munduar t’ia japë anglishtfolësve në shqiptimin e emrave të futbollistëve shqiptarë.
Uefa.com po ashtu ka thënë se kjo nuk është 100 për qind e saktë dhe kjo edhe vërehet lehtë në listën e mëposhtme:
Shqipëria
Lorik Cana – Lo-reek Tsa-na
Alban Hoxha – Hodge-ah
Orges Shehi – Shay-hee
Arlind Ajeti – A-yeti
Naser Aliji – Ali-yi
Elseid Hysaj – Hoo-sigh
Mërgim Mavraj – Mur-gim Mav-rai
Migjen Basha – Midgen
Lorik Cana – Lo-reek Tsa-na
Ergys Kaçe – Erg-oos Kat-che
Burim Kukeli – Boo-rim Ku-ke-lih
Ermir Lenjani – Ermir Len-ya-nih
Ledjan Memushaj – Led-yan Me-moo-shay
Odise Roshi – Odi-seh Ro-shee
Taulant Xhaka – Taoo-lant Dza-ka
Bekim Balaj – Ba-lay
Sokol Çikalleshi – Sokol Chi-ka-lesh-ee
Shkëlzen Gashi – Shkul-zen
Zvicra
Blerim Dzemaili – Je-my-lee
Xherdan Shaqiri – Cher-dan Scha-ki-ri
Granit Xhaka – Cha-ka
Shani Tarashaj – Ta-ra-shai
E-Diaspora
-
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? Kush është shqiptari që qëndron pas organizimit të Botërorit 2030 dhe festoi titullin me Spanjën?... -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













