AT Balkani

Ujëvara unike e Korishës së Prizrenit, një atraksion mahnitës

Ujëvara e bukur e Korishës, një perlë e natyrës që nuk u promovua kurrë

E rrethuar me male të bukura dhe ajër të pastërt, me cicërrima të zogjve të gëzuar në stinën e pranverës, karshi gugullimave të rrjedhjes gjendet ujëvara e bukur në fshatin Korishë të Prizrenit. Ujëvara e Korishës, ani pse është atraksion i veçantë me rrjedhjen e saj, nuk ka qenë asnjëherë në agjenden e promovimit si atraksion natyror i Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Ujëvara e bukur e Korishës me rrjedhjen e saj pranë natyrës magjepse, ku duket se e gjithë qetësia dhe ngjyrat më të bukura janë shkrirë në atë vend, të japin kënaqësi në vete dhe ia vlen të vizitohet dhe të përjetohet bukuria e saj, e veçmas në këtë kohë pandemie, ku njerëzit në vend të plazheve, këtë vit mund të organizojnë shëtitje të tilla natyrore që nuk do të harrohen kurrë dhe do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj, shkruan albinfo.ch.

Kosova shquhet me atraksione natyrore dhe me ujëvara piktoreske, e njëra ndër to pa dyshim se është edhe “Ujëvara e Korishës”, e cila formon në vete mrekulli të natyrës, duke u zhytur në një lumë midis maleve të gjelbërta, të cilat zgjojnë menjëherë një dëshirë për të gjetur veten atje dhe për të vëzhguar pafund këtë bukuri.  /Albinfo.ch

Photos: Izet Kokzivi

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI