Futboll
Ujkani e Rashica e vlerësojnë të vështirë përballjen me Danimarkën
Në prag të ndeshjes miqësore me Danimarkën, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani dhe superylli Milot Rashica, kanë folur rreth rëndësisë që ka ky takim, ku sipas tyre, përballja me danezët do të jetë e vështirë.
Në konferencën e mbajtur për media, Rashica e cilësoi Danimarkën si kombëtare shumë të fortë.
“Është një ndeshje shumë e madhe për neve, është ndoshta hera e parë që po luajmë në ndeshje miqësore kundër një kundërshtari kaq të fortë, e kemi mundësinë me luajt në shtëpinë tonë. Normal do të mundohemi me jep maksimumin, me luajt sikur me qenë ndeshje për pikë”, tha ai.
Se nuk do të jetë aspak e lehtë, thotë edhe Ujkani. Mirëpo, ai shprehet optimist se do të mund të fillojnë me një lojë pozitive.
“Shumë mirë, kemi pasur kohë që nuk jemi parë dhe kemi kaluar shumë mirë këto dy ditë. Tash jemi duke u përgatitur për një turne, është një ndeshje shumë e madhe për neve, me një kombëtare shumë të madhe. Shpresojmë se mund të fillojmë me një lojë pozitive dhe me njoftë njëri-tjetrin prapë, me marr sistemin e lojës si ekip. Besoj që jemi duke u përgatitur mirë”, tha ai.
Ndërsa, Milot Rashica, i cili është duke shkëlqyer te Werder Bremeni, ka thënë se do ta japë maksimumin pa marrë parasysh në cilën pozitë luan.
“Jo, deri tash nuk kemi pasur bisedim për këtë punë, normal unë jam i gatshëm dhe po mundohem të jap maksimumin, pa marrë parasysh në cilën pozitë, por normal dallon pak taktika që luajmë atje dhe mënyra se si luajmë këtu, por unë jam munduar që të përshtatem dhe të jap më të mirën gjithmonë”, ka thënë ai.
I pyetur se ku i pëlqen të luaj më shumë, në Werder apo në Kosovë, tha se është duke kaluar shumë mirë atje, por ai pohoi që është i kënaqur edhe në Kosovë në gjitha pozitat, transmeton KP, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja miqësore do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të gjitha biletat për këtë sfidë të Kosovës dhe Danimarkës janë shitur.
Të mërkurën në orën 16:00, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, do të mbajë një konferencë për media. Një orë më vonë, para medieve kosovare do të flasë edhe përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool













