Kriza në Ukrainë

Ukraina kërkon më shumë armatim

Planet e BE-së për të furnizuar Ukrainën me municione të reja u mirëpritën sot nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
“Ne kemi nevojë për më shumë armë”, tha Reznikov, duke e përshkruar masën e Bashkimit Evropian si jo të mjaftueshme.

Ai shtoi se Ukrainës i duhen 1 milion predha artilerie 155 milimetrash, që kushtojnë rreth 4 miliardë euro (4.2 miliardë dollarë).
“Rreth 90 000 deri në 100 000 predha në muaj do të nevojiten për të penguar armiqtë dhe për të filluar kundërsulmin”, tha ai në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së, në Stokholm, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell kërkon të mbledhë një total prej 2 miliardë eurosh për t’u siguruar vendeve anëtare të bllokut para shtesë, për të nxitur blerjet e përbashkëta dhe dërgesat e shpejta të municioneve në Kiev.