Ukraina
Ukraina kërkon nga Perëndimi avionë luftarakë
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, shprehu besimin në sigurimin e një marrëveshjeje mes aleatëve perëndimorë për kërkesën e fundit të vendit të tij, avionë luftarakë për të luftuar forcat ruse që sulmuan Ukrainën një vit më parë.
Zoti Reznikov tha në një konferencë shtypi në Kiev të dielën se Ukraina ka marrë tashmë gjithçka që i nevojitej, përveç avionëve. Ai parashikoi me besim se vendi i tij do të arrijë t’i marrë këta avionë.
Deri më tani, Ukraina ka fituar mbështetje nga vendet baltike dhe Polonia në përpjekjen e saj për të marrë avionë luftarakë perëndimorë. Por disa udhëheqës perëndimorë kanë shprehur shqetësimin se ofrimi i tyre mund të provokojë Kremlinin dhe t’i tërheqë vendet e tyre, më thellë në konflikt.
Komentet e zotit Reznikov vijnë ndërsa Moska lëshoi dy raketa në drejtim të qytetit ukrainas, Kharkiv, të dielën, një prej të cilave goditi një ndërtesë banimi. Kievi njoftoi se si pasojë u plagosën 5 persona.
Të shtunën, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se situata po bëhet edhe më e ashpër në Ukrainën lindore, për shkak të një vale të re bombardimesh ruse, në rajonet Chernihiv, Zaporizhia, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Luhansk, Donetsk dhe Mykolaiv.
Në fjalimin e tij të përnatshëm, udhëheqësi ukrainas tha se Rusia “po i hedh gjithnjë e më shumë në sulm forcat e saj, me synimin për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase”./VOA
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë Në orët e pasdites policia ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar: bëhet fjalë për... -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote













