Lajme
Ulen qiratë e banesave, norma referuese bie në 1,25%
Që nga 2 shtatori 2025, norma referuese e hipotekave për llogaritjen e qirave në Zvicër bie në 1,25%, nga 1,5% sa ishte më parë. Kjo nënkupton se qiramarrësit, në parim, kanë të drejtë për një ulje të qirasë prej rreth 2,9%, nëse qiraja e tyre është llogaritur sipas normës së vjetër 1,5%.
Nëse qiraja bazohet në norma më të larta se 1,5%, ulja mund të jetë edhe më e madhe. Por, nëse qiraja tashmë llogaritet sipas normës 1,25%, nuk ka të drejtë për ulje.
Norma kontrollohet çdo tre muaj nga Zyra Federale për Banim dhe shpallet publikisht. Përveç saj, faktorë të tjerë si inflacioni dhe kostot e mirëmbajtjes mund të ndikojnë në qiranë.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes Pas temperaturave historike në Evropën Perëndimore, vala e të nxehtit po godet tashmë Gjermaninë, Poloninë, Çekinë... -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003?














